Tregtarët e tregut të Zdrales kanë protestuar para bashksië së qytetit, pasi kundërshtojnë projektin e Myftinisë së Shkodrës e cila ka në pronësi tokën ku është tregu dhe ku ka vendosur të kryejë një investim.
Sipas tregtarëve ato kanë vite që punojnë në atë treg, duke e cilësuar si mundësinë e vetme që kanë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, shkruan A2 CNN.
Një përfaqësi e tregtarëve u prit edhe nga kryebahskikau i Shkodrës, Benet Beci, i cili ka premtuar që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që tregtarët të vijojnë aktivitetin e tyre, por pa përcaktuar nëse do të gjendet një vend tjetër apo do të negociohet për të vijuar në të njëjtin vend.
Sakaq pak ditë më pare, Myftiu i Shkodrës ka patur një reagim në lidhje me këtë problematikë, ku ka sqaruar pozicionin e Myftinisë.
Fundi I muajit gusht është afati kur tregtarët duhet që t’ja lirojnë tregun e Zdrales Myftinisë së Shkodrës, e cila ka një projekt për zhvillimin e asaj prone, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. (A2 Televizion)