Ish-prokurori Ervin Karanxha zbuloi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se Fondacioni Soros është paguar 9 milionë dollarë për të realizuar reformën në drejtësi, në Shqipëri.
Sipas Karanxhës, reforma do të bazohej në pesë pika, për të cilat ai thotë se janë dështuar të realizohen.
“Fondacioni Soros ka nxjerrë qëllimet e reformës në drejtësi sepse siç e dini reforma në drejtësi është bërë nga fondacioni Soros. Sponsorizuar dhe me një pjesë të parave të taksapaguesve. Është e sponsorizuar. Fondacioni Soros ka marrë paratë e taksapaguesve dhe ka marrë 9 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikan dhe është bërë dhe janë bërë dhe seminare të ndryshme. Dhe cili ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi?”, zbuloi Karanxha në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.
I vendosur përballë faktit se sorosi ka bërë edhe gjëra të mira në vendin tonë, ish-prokurori tha se nuk po flet për stolat në parqe, por për reformën në drejtësi.
Madje ai tha se gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra pasi dha vendimin për një çështje pronësie brenda Gjykatës së Apelit, ishte viktimë e reformës dhe qershia mbi tortë në dështimin e saj.
“Ideja është e tillë. Në reformë janë pesë pika që është synuar. Thotë e para është korrupsioni, e dyta është mungesa e pavarësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e treta është tejzgjatja e afateve të dhënies së drejtësisë, e katra është standarde të ulëta etike dhe profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pesë akses i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë. Pra, këto kanë qenë pesë pika, nuk është vetëm një e korrupsionit. Korrupsioni është një ndër këto pesë. Tani unë konstatoj që nuk janë realizuar asnjë nga këto ose më saktë po t'i referohemi SPAK-ut, SPAK ka 2% të çështjeve të korrupsionit. Dhe dalim te pika që është kryesore sepse të kemi parasysh qëllimi i reformës në drejtësi është që qytetarit t'i japësh drejtësi në kohë. Një qytetari që ka akses, ka gjykatën afër. Pra ka gjykatën afër dhe realizon të drejtën e tij. Kjo gjë nuk është realizuar dhe me rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, po të keni parasysh një gjyqtar i nderuar, i cili ka qenë viktimë viktimë e veprimeve në vite, jo këto qoftë ligjeve të ndryshme për pronën që zgjasin gjyqet për pronën, por veprim viktima e reformës dhe si ka qenë gjyqtari Kalaja. Pse? Te zgjatja e afatit të gjyqeve. Pra sot qytetarët shqiptarë nuk kanë më drejtësi, pra nuk e realizojnë të drejtën subjektive sepse ti do realizosh të drejtën tënde. Kur nuk të funksionon sistemi gjyqësor, kjo është alarmante. Dhe ky është qëllimi kryesor që nuk është, prandaj them që është dështim spektakolar për mua. Nuk është domethënë sepse të shkatërrosh një sistem në një demokraci, sepse demokracia ka tre pushtete, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tre duhet të funksionojnë, të ishte gjet një formë tjetër, por jo ta hedhësh sistemin në tokë, t'i ulësh automatin”, deklaroi Karanxha në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)