Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 15:03 | Aktualitet

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Shumë shpejt, shpenzimeve të zakonshme për një vizë amerikane do të duhet t’u shtoni edhe të paktën 240 dollarë të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të prezantojnë një tarifë të re për “integritetin e vizave”. Kjo do të aplikohet te të gjithë vizitorët ndërkombëtare të cilëve u duhet një vizë turistik për ta vizituar vendin.

Këtu përfshihen ata që udhëtojnë për biznes, studentët ndërkombëtarë dhe vizitorët e përkohshëm.

Tarifa i shtohet kostove ekzistuese të aplikimit për vizë dhe duhet të paguhet në kohën kur lëshohet viza, pa asnjë përjashtim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Megjithatë, udhëtarët që u përmbahen kushteve të vizës, mund të kenë të drejtë për rimbursim të tarifës pas udhëtimit të tyre. Por, procesi i rimbursimit është ende i paqartë.

Kjo tarifë e re do të prekë edhe vizitorët nga Shqipëria, pasi vendi ynë nuk është pjesë e Programit të Heqjes së Vizave

Turistët dhe udhëtarët e biznesit nga vendet e programit “Visa Waiver”, si shumë shtete evropiane dhe Australia, janë të përjashtuar nëse qëndrimi i tyre do të jetë 90 ditë ose më pak, por kjo nuk përfshin Shqipërinë.

Kjo tarifë vjen si një hap i radhës i qeverisë amerikane për të forcuar zbatimin e ligjit kur bëhet fjalë për emigracionin si dhe për të penguar tejkalimin e afatit të vizave.

Çdo tarifë e pakthyeshme do të depozitohet në Thesarin e SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos