Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh, që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas.
Në këtë periudhë, porti po përballet me fluksin më të madh, i cili është në hyrje të vendit tonë, e lidhur kjo me sezonin turistik dhe gjithashtu ardhjen e emigrantëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës që punojnë në Itali dhe vende të tjera të Evropës.
Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit tregon masat e marra dhe dyfishim e linjave për të përballuar fluksin.
Sakaq, gjatë periudhës janar–qershor 2025, në port janë përpunuar gjithsej 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lëvizja e udhëtarëve ka shënuar një rritje prej 6%. (A2 Televizion)