Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 15:19 | Aktualitet

Banorë të njësisë administrative të Kurjanit në bashkinë e Roskovecit një ndër kulturat kryesore që kultivojnë dhe sigurojnë të ardhurat e tyre është ulliri. Por këtë vit kjo kulturë duket se do ti lërë në baltë banorët e të paktën 4 fshatrave, pasi prodhimi parashikohet të jetë i ulët.

Një ndër faktorët kryesore sipas vetëkultivuesve të zonës, janë kushtet ekstreme atmosferike. Këtë fakt e pohon edhe vetë specialisti i bujqësisë pranë njësisë administrative të Kurjanit, shkruan A2 CNN.

Të varur drejtpërdrejtë nga kushtet atmosferike banorë të zonës tregojnë se mungon krejtësisht sistemi i kanalizimeve të ujitjes edhe pse rrethohen nga rezervuarë. Infrastruktura dhe natyrisht çmimet e pesticideve shikohen si problematika që rëndojnë gjendjen ekonomike të kultivuesve. Kjo zonë sipas të dhënave nga drejtoria rajonale e bujqësisë, numëron mbi 300 mijë rrënjë ullinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos