Ultimatumi i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i hapësirave publike të zëna pa leje

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 10:10 | Aktualitet

Ultimatumi i Ramës mbërrin në Pogradec, nis lirimi i

Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake në Pogradec kanë nisur punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet dhe bizneset, kryesisht bar-kafe dhe restorante.

Operacioni ka nisur nga Bulevardi “Europa” dhe do të shtrihet në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit, në zbatim të urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, shkruan A2 CNN.

Qëllimi i këtij aksioni është kthimi i trotuareve dhe hapësirave publike në funksion të qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos