Një vatër e madhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit pasditen e së diel në malin Vastak, në Dukat të Vlorës.
Sipas të dhënave, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë që e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse.
Deri në këto momente raportohet për një sipërfaqe të madhe të djegur me bimësi por edhe pyje.
Ekipet e zjarrfikësve ende nuk kanë ndërhyrë, teksa zjarri vijon të përhapet drejt zonave të pyllëzuara. (A2 Televizion)