“SPAK të nisë hetimet!” Avokatët: Kadastra e Vlorës, "vatër korrupsioni"

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
17 Shtator 2025, 13:31 | Aktualitet

Dhoma e Avokatisë së Vlorës, nëpërmjet kryetarit të saj, është prononcuar publikisht mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Kadastrës së Vlorës.

Përveç denoncimit, avokatët shpresojnë edhe në sensibilizmin e opinionit dhe institucioneve që, sipas tyre, duhet të marrin masa për Kadastrën e Vlorës, të cilën e cilësojnë si vatër të abuzimit dhe korrupsionit në trajtimin e pronave të paluajtshme.

Madje, kryetari i Dhomës së Avokatisë së Vlorës ka shkuar edhe më tej, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të veriifkojë të kaluarën e ish-drejtuesve të kësaj Kadastre.

Kadastra e Vlorës mund të cilësohet si institucioni që ka ndërruar më shumë drejtues se çdo lloj institucioni tjetër, pa llogaritur dorëheqjet brenda disa ditësh pas marrjes së detyrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos