“Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”, Rama: Shërbim mizerabël dhe çmime që lëndojnë turizmin

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 13:09 | Aktualitet

“Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”,

“Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë flajës së tij në aktivitetin për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik. Duke e cilësuar si një palzh të dhunuar për shkak të rritjes së çmimeve dhe shërbimit, kreu i qeverisë theksoi se

"Plazh i dhunuar për Ksamilin dhe kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si një tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë dhe shkopin e çadrës mbi kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në dendësi të paimagjinueshme në plazh, janë çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar”.

Rama tha se eksperienca e këtij viti tregoi që duhet t’ua heqim privatëve dhe të kalojnë në administrim të bashkive.

“Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuar, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye me që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat, ku dendësia është e lidhur me stresin dhe një shërbim mizerabël. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres”.

Sipas tij "plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos