Nga stinë vere në stinë zjarresh, natyra dhe klima po favorizojnë zjarret

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 13:57 | Aktualitet

Çdo vit e më tepër stina e verës po na përball me vatra gjithnjë e më të mëdha zjarresh jo vetëm në pyje por edhe në zona urbane. Përveç të nxehtit, për ushtarët e këtyre betejave, kapriçot e motit, duket se kanë rolin e tyre në situatat e krijuara

Por natyra dhe klima nuk janë të vetmit shkaktarë. Fatkeqësisht, edhe këtë verë ka dyshime për zjarre të ndezura qëllimisht nga dora e njeriut.

E teksa verat bëhen çdo vit më të nxehta dhe zjarret më të shpeshta, guximi fatkeqësisht nuk mjafton për të fituar betejat me flakët, që edhe sivjet u desh të përballoheshin me mjete primitive si lopatat dhe shkurret. Rritja e investimeve dhe përmirësimi i kushteve të punës mbeten një domosdoshmëri për zjarrfikësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos