3 vatra zjarri në Fier, flakët po përhapen me shpejtësi, pritet ndërhyrja e helikopterit

Nga Çaku Tafa
14 Korrik 2025, 13:32 | Aktualitet

3 vatra zjarri në Fier, flakët po përhapen me shpejtësi,

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit.

Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos