Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e bashkisë Peqin.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemtari dhe banesa në afërsi.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka nisur në një zonë me bimësi të dendur dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta, përhapja ka qenë e menjëhershme. (A2 Televizion)