Zjarr në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në kufi me Greqinë

Nga Artin Halili
12 Gusht 2025, 10:07 | Aktualitet

Zjarr në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë dje pasdite në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë. A2 CNN mëson se në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilat janë në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.

Zjarr në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në

Ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.

Zjarr në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në

Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Është realizuar çdo komunikim i nevojshëm me AKMC dhe me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren, njofton prefektura e Korçës.

Zjarr në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos