Zunë hapësirat publike në plazhin e Gjipesë, 'e pësojnë' 4 shtetas

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 14:07 | Aktualitet

Zunë hapësirat publike në plazhin e Gjipesë, 'e

Katër shtetas janë proceduar penalisht, pasi kishin zënë hapësira publike në plazhin e Gjipesë, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit.  

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë, të cilët u transportuan me ndihmën e mjeteve lundruese të Forcës Detare, për shkak të terrenit të vështirë tokësor, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Gjipe, Himarë-Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare dhe verifikimin e aktiviteteve që zhvillojnë subjektet private.   

Kishin zënë hapësira publike në plazhin e Gjipesë, duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje, procedohen penalisht 4 shtetas.       

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me ndihmën e forcave policore të Kufirit, të FNSH-së, si dhe të Forcave Detare, ndërhynë nga deti, në gjirin e Gjipesë, për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paaligjshme. Nga kontrollet u konstatua se shtetasit A. Z., B. Sh., G. S. dhe M. Sh., kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal ndaj këtyre katër shtetasve, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 200 dhe 180 të Kodit Penal.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë, të cilët u transportuan me ndihmën e mjeteve lundruese të Forcës Detare, për shkak të terrenit të vështirë tokësor.  

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos