Asnjë masë nga qeveria, nga jugu në veri qytetarët të dorëzuar nga rritja e çmimeve

Nga Gazment Janku
26 Mars 2026, 19:08 | Ekonomi

Rritja e çmimeve të karburanteve, që ka prekur vendin tonë prej më shumë se tre javësh dhe në kushtet kur qeveria nuk ka marrë ende asnjë masë konkrete për të zbutur këtë shtrenjtim, ka dhënë efektet e veta edhe në rritjen e produkteve ushqimore dhe ato të fruta-perimeve.

A2 ka vëzhguar dhe pyetur konsumatorë dhe tregtarë në tregjet e fruta-perimeve në Kukës dhe Vlorë, ku rritja e çmimeve është e ndjeshme dhe e papërballueshme. Në Kukës, konsumatorët shprehen se nuk ka ku të shkojë më keq.

Edhe në Vlorë paraqitet e njëjta situatë, me çmime të rritura ndjeshëm dhe me pafuqinë ekonomike të konsumatorëve që nuk mund të blejnë qoftë edhe gjërat më elementare.

Në fakt, rritja e çmimeve të karburanteve duket se ka prekur edhe sektorë të tjerë, por tek produktet ushqimore është më e ndjeshme dhe problematike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos