Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

Nga Aurora Sulçe
15 Prill 2025, 15:38 | Ekonomi

Partitë politike po garojnë për zgjedhjet e 11 majit edhe me programet e taksave, duke premtuar ulje të tyre për kategori të caktuar dhe përjashtime për një pjesë të bizneseve. Ndërkohë mbledhja e detyrimeve mbetet një problem për Shqipërinë.

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

Të dhënat tregojnë se ne grumbullojmë më pak se të gjithë vendet e rajonit të ardhura, ndonëse kemi pak a shumë të njëjtin nivel taksash me ta. Niveli i të ardhurave vlerësohet në 27.2 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qenë të parafundit në Ballkanin Perëndimor e duke lënë pas vetëm Kosovën.

Ndërkohë mbledhja e taksave ka qenë pak a shumë në të njëjtat nivele vitet e fundit.

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

Kjo dëshmon për një performancë të dobët të administratës, por edhe për nivelin e lartë të informalitetit dhe përjashtimeve fiskale që ka zbatuar qeveria në vite, me qëllim favorizimin e grupeve të caktuara të biznesit.

E teksa situata është kjo, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, cfarë premtojnë partitë politike?

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

Partia Socialiste i qëndron taksës progresive me tre fasha për pagat: 0; 13 dhe 23%. I ka shpallur luftë informalitetit dhe ka premtuar heqjen e përjashtimeve fiskale, rekomandim ky i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndryshime rrënjësore premtojnë demokratët.

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

Nëse vjen në pushtet, opozita angazhohet për të rikthyer taksën e sheshtë 10%; rishikimin e të gjitha politikave tatimore dhe stabilitet në legjislacionin fiskal, çka nënkupton që ligjet lidhur me taksat dhe tatimet të mos ndryshojnë shpesh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos