“Match Maker Albania 2025”, një copëz nga formati i “Davosit zviceran” në qendër të Tiranës

Nga Marjo Brakaj
2 Prill 2025, 19:19 | Ekonomi

Me përmasa ndjeshëm më të vogla, jo në formën e një qyteti-resort në lartësinë e 1 mijë 560 metrave, pa bileta të kripura për të hyrë, por gjithsesi me pjesëmarrës të profilit të lartë... një copëz nga formati i “Davosit zviceran” erdhi edhe në qendër të Tiranës pagëzuar si “Match Maker Albania”. Me në qendër fabulën “Çdo biznes i madh fillon i vogël” eventi i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve shërbeu si një urë lidhëse midis bizneseve e sipërmarrjeve shqiptare me ato të huaja me synim gjetjen e horizonteve të reja.

“AIDA po bën një punë të mrekullueshme në këtë drejtim sepse është një oportunitet shumë i madh që ne kemi për të prekur raporte konkrete me investitorë shqiptarë dh et të huaj, me dhoma tregtie, me shoqata të investitorëve të cilët janë partnerët tanë duke bërë që projektet tona të jenë të suksesshme”, theksoi drejtoresha ekzekutive e AIC, Elira Kokona.

Veç bizneseve me njëra tjetrën, “Match Maker Albania 2025” shërbeu si një ekosistem për të ndërtuar ura lidhëse me Qeverisë së Shqipërisë dhe investitorëve. Kjo me qëllim zhvillimin e projekteve të reja.

“Projektet tona kanë gjithmonë një impakt social dhe kanë gjithmonë një të mirë publike që gjenerohet. Ne vërtetë vëmë në dispozicion një të mirë publike, për t’u zhvilluar por nga ajo fitojmë edhe një tjetër të mirë publike”, thotë Elira Kokona, drejtoresha ekzekutive e AIC.

Ndërkohë që sipërmarrësit ekspozuan dhe lidhën kontrata me njëri-tjetrin nën kujdesin se drejtoreshës së Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, Laura Saro.

“Match-Maker Albania 2025”, e organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u vlerësua si një mundësi për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos