Turistët izraelitë dhe ato britanikë janë në fokus të resorteve dhe hoteleve kryesore në bregdetin e Durrësit për t’i joshur këtë sezon veror. Sipas tyre këto turistë kërkojnë shërbime më cilësore por edhe shpenzojnë më shumë.
Resortet dhe hotelet me peshë në bregdetin e Durrësit sa i takon kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimit që ofrojnë synojnë këtë sezon një numër jo vetëm më të lartë turistësh të huaj, por edhe më cilësorë.
Për këtë arsye po bëhen përpjekje nga kompanitë turistike që të joshin turistë që kanë kërkesa të larta sa i takon shërbimeve, por që gjithashtu edhe shpenzojnë.
Natyrisht ky synim kërkon një fuqi punëtorë jo vetëm të mjaftueshme në numër por edhe cilësore, një problematikë kjo që resortet dhe hotelet e vuajnë ndër vite.
Vendi ynë synon që sezonin veror 2025 të tërheqë të paktën 20 për qind më shumë turistë se sa viti i kaluar. (A2 Televizion)