VIDEO| “Produktet shqiptare taksohen 20% më shumë se importet”, Buxhuku: BE-ja është mjet, jo qëllim

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 22:27 | Ekonomi

VIDEO

Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, i ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ngriti alarmin për barrën fiskale që rëndon mbi prodhimin vendas.

“Në legjislacionin e sotëm fiskal në Shqipëri, produkti që prodhohet në Shqipëri direkt taksohet me 20% më shumë sesa ai që vjen nga importi. T’i do e fillosh punën nga vetja, të stabilizosh kuadrin e madh fiskal, financiar dhe ligjor në mënyrë që t’ja kërkosh më pas atij që ti vetë e ke shkelur”, u shpreh Buxhuku.

I pyetur mbi procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Buxhuku theksoi se prioritet duhet të mbetet interesi i qytetarit shqiptar dhe jo vetëm plotësimi i kushteve formale të BE-së: “Nuk më intereson shumë se çfarë i bëjmë BE-së, më intereson se çfarë i bëjmë qytetarit shqiptar. Qytetari të marrë ushqim të sigurt, të shëndetshëm, pavarësisht faktit nëse ne do të jemi pjesë e BE-së apo jo. Në fund të fundit, anëtarësimi është mjet, jo qëllim. E realizon nëpërmjet BE-së, apo e realizon duke bërë marrëveshje me SHBA-në, apo e realizon vet, kjo më pas është taktikë”, tha Buxhuku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos