Për një kredi deri në200 mijë lekë, ai që merr hua në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të paguajë maksimalisht normë interesi 62.2 për nga 70.9 për qind që ishte deri në fund të qershorit. Pra, nëse një qytetar do të marrë 200 mijë lekë kredi, maksimalisht ai do duhet të kthejë 390 mijë 380 lekë.
Banka e Shqipërisë ka përditësuar tavanet e interesit për kreditë konsumatorë. Kjo për ekspertë të ekonomisë si një kundërpërgjigje pas abuzimeve nga institucionet financiare jo-banka me qytetarë të ndryshëm.
“Janë disa arsyer që kanë ndikuar në këtë vendimmarrje. Veç skandalit që ndodhi me abuzimet. Si fillim është situata ekonomike. Banka e Shqipërisë po përpiqet të mbajë nën kontroll këto institucione, mbi të cilat ka pasur shpesh akuza për abuzim. Banka po përpiqet të mbajnë nën kontroll marzhet e fitimit të mikrofinancës”, u shpreh Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.
Ndërkohë për shumat nga 200 e 1 mijë e deri në 600 mijë lekë do të jetë 35.51 për qind nga 36.6 për qind që ishte. Tavanet e reja përcaktojnë se për huatë nga 600 e 1 mijë e deri në 2 milionë lekë, norma maksimale e interesit bëhet 14.93 për qind nga 14.76 për qind që ishte deri në fund të qershorit.
Banka e Shqipërisë ka përcaktuar gjithashtu që edhe normë maksimale 12.02 për qind për shumat nga 2 deri në 10 milionë lekë. Normat maksimale të interesit kanë ndryshuar edhe për overdraftet, forma e dytë më e përhapur e huamarrjes e cila përgjithësi lidhet me pagën e individit. Për shumat deri në 200 mijë lekë norma maksimale e interesit të jetë 18.3 për qind, ndërsa për ato deri në 600 mijë lekë, 18.41 për qind.
“E kuptojmë që edhe shoqëritë e mikrofinancës kanë kosto pasi fondet që ato kanë janë më të kushtueshme, por ka pasur shumë abuzime. Gjithashtu pasja e normave të interesit disi më të pranueshme i shtyn qytetarët që kanë nevojë të marrin kredi. Rrjedhimisht kjo sjell më shumë konsum e qarkullim në ekonominë e vendit”, shton eksperti.
Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit 2021 normat tavan të interesit për kreditë konsumatore. Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë erdhi edhe si pasojë e raportimeve të shumta për abuzime me normat e interesit të dhëna nga institucionet e financiare jo-banka që u konfirmimeve edhe nga hetimet
Prokurorisë së Tiranës. Si kundërpërgjigje Banka e Shqipërisë iu hoqi licencat shoqërive Micro Credit Albaniadhe FINAL. (A2 Televizion)