
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, Eduart Afmataj është autori i vrasjes ndërsa Artur Çangu viktima. Autori dhe viktima mësohet se kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa mbetet në fokus edhe kapja e autorit. (A2 Televizion)