Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 19:45 | Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë, zbulohet emri i

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë. 

Sipas burimeve për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, Eduart Afmataj është autori i vrasjes ndërsa Artur Çangu viktima. Autori dhe viktima mësohet se kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. 

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa mbetet në fokus edhe kapja e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos