“Viktima, me thikë në dorë”... Si u përshkallëzua sherri në Korçë, Policia: Autori është larguar drejt varrezave të qytetit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 18:43 | Kronikë

“Viktima, me thikë në dorë”... Si u

Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve në Korçë, Drejtues Sejfulla Metko, ka dhënë disa detaje për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytet këtë të shtunë, ku 20-vjeçari Johan Zuko mbeti i vrarë me kallashnikov.

“Rreth orës 16:30 në lagjen 15 të qytetit të Korçës kemi marrë njoftim për ngjarje kriminale të ndodhur. Konfilkti fillimisht ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të një lagje tjetër, me pas precipitoi në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi pasur përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima është vrarë me armë kallashnikov ndërsa ka pasur në dorë një thikë”, tha Metko, përcjell A2 CNN. “Me pas autori është larguar, sipas dëshmitarëve, në drejtim të varrezave. Jemi në ndjekje të tij”.

Sipas Metkos, konflikti mes këtyre personave ka qenë i mbartur kohë më parë, ndërsa këtë të shtunë përshkallëzoi dhe tragjikisht me pasojë vdekjen e një të riu.

A2 CNN mëson se Johan Zuko, prej më shumë se një viti, punonte si ushtar në Forcat e Armatosura. Prej dy muajsh kishte lënë detyrën pasi do te shkonte tek i vëllai jashtë vendit.

Në sherr kanë qenë të përfshirë disa persona, 3 prej të cilëve janë shoqëruar nga policia për të dhënë informacione mbi ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos