Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy braziliane në Durrës

Nga A2 CNN
8 Mars 2026, 11:23 | Kronikë

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy braziliane

Pas një hetimi 2-javor Policia e Durrësit ka arrestuar dy braziliane, të cilat kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, raporton A2CNN. Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i ambienteve, si dhe një shtetas për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi fazën e 15-të të operacionit policor të koduar “Storm”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Në vijim të veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetas 22 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e arrestuara kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, njëra prej shtetaseve të huaja refuzoi të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës”, vijon njoftimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos