GJKKO lë në masën "arrest me burg" dhe inspektorin tjetër të IMT, Klajdi Zhilla, për korrupsionin 1 mijë euro për mos heqjen e në tënde në Kombinat.
Gjatë seancës Klajdi Zhilla ka mohuar akuzën. Zhilla pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Sipas të dyshuarit, atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje.
Sipas avokatit edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim
Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK, ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia. (A2 Televizion)