30 mijë euro vrasja e Regis Runaj, Hoxha përplaset me Alibejn: Bëhu spiun i talentuar o Tomaso Busheta

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 12:14 | Kronikë

30 mijë euro vrasja e Regis Runaj, Hoxha përplaset me Alibejn:

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë Endrit Alibej ka zbuluar detaje të reja nga vrasjet mes bandave në Elbasan.

Alibej gjatë dëshmisë është përplasur me Xhuliano Hoxhën, për të cilin thotë se e kishte paguar 30 mijë euro që të vriste Regis Runajn.

DËSHMIA E ALIBEJ:

Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi. Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim.

Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini?

Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.

Avokati: Kush do ta kryente?

Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh me thikë, që të mos bësh shumë zhurmë. Ishin edhe shokë dhe nuk doja të bëhej zhurmë, edhe kështu veproi. Xhuliano Hoxha ra dakord direkt ta bënte. Nuk e mbaj mend mirë nëse vrasjen e dëgjova në radio, apo ma komunikoi Xhuliani në fillim. E kam takuar të nesërmen Xhulianon. Mesa kujtoj ka q… Për Regis Runajn dhe shërbimet që ka bërë i kisha premtuar Xhulianit 30 mijë euro. Ia kam dhënë pjesë - pjesë, madje e kam kaluar shumë herë. Kur u arrestua i kam çuar bashkëshortes së tij 25 mijë euro.  Xhuliano Hoxha shoqërohej gjithë kohën me Eugen Halilin. Nuk di që Halili të ketë pasur telefon të inkriptuar. Për informacionet që më jepte Xhuliano i kam thënë, të më bënte një listë, pasi kishte emra, targa makinash. I thashë, më bëj një listë. Atë listë ja kam çuar Leonard Palushit. Xhuliano nuk e ka njohur kurrë Nuredinin. Nuk kanë pasur asnjë kontakt. Unë Xhulianos i lidha një avokat nga Vlora. Unë atë merak kisha, që ai të mos fliste me drejtësinë, sepse ai bënte ato presionet.

I pandehuri Xhulian Hoxha: A i ke dhënë Kel Piut 20 mijë euro.

Alibej: Po ia kam dhënë

I pandehuri Xhulian Hoxha: Çfarë fotoje të ka sjellë ai ty?

Alibej: Nuk e mbaj mend.

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka pasur ai foton në SKY?

Alibej: Nuk mbaj mend të kem folur ndonjëherë me të në SKY. Nuk ishte i besueshëm për mua. Ai më ka dhanë informacione për Gentian Shabën, por ja merrja me rezerva. Më ka treguar për takime të vëllezërve Çala me Mikael Qosen. A të niste Kel Piu foto nga kamerat e palestrës së vet?

Xhuliano Hoxha: Jo, jam unë që kam vendosur kamera tek kryqëzimi para palestrës dhe kam marrë korrent tek ai. Informator i Alibejt ka qenë Kel Piu dhe jo unë. Bëhu spiun i talentuar o Tomaso Busheta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos