Kapet hajduti serial i makinave në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 11:05 | Kronikë

Kapet hajduti serial i makinave në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43 vjeçar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, në mënyrë të përsëritur.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. T.(B). 43 vjeç.    

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur. Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë. 

Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos