Shpërthim tritoli në një pallat në Lushnje

Nga Çaku Tafa
30 Shtator 2025, 08:27 | Kronikë

Shpërthim tritoli në një pallat në Lushnje

Mëngjesin e sotëm një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Lushnjes, në lagjen “Gafurr Muço”. Lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat.

Sipas të dhënave paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Banorja e pallatit është identifikuar si Shaqe Gjata.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos