Një sherr i çastit në Fier ka degjeneruar deri në përplasjen e qëllimshme me automjet të një 40-vjeçari nga personi me të cilin u konfliktua.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojë dhe 40-vjeçari ka marrë plagë për të cilat po trajtohet me ndihmë mjekësore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka goditur motomjetin që drejtonte shtetasi E. K., 40 vjeç, pas një konflikti fizik me të. 40-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. (A2 Televizion)