Tritol një makine në Fushë-Krujë, vetëm dëme materiale

Nga Igli Çelmeta
29 Shtator 2025, 22:33 | Kronikë

Tritol një makine në Fushë-Krujë, vetëm dëme

Një sasi lënde plasëse i është vendosur një makine në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale, shkruan A2.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar pranë një lokali në Larushk.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos