
Gjashtë persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.
Një vajzë është në gjendje të rëndë, me djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit nga zjarri që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë. Kështu deklaroi për mediat shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, sipas të cilit pesë të lënduar janë transportuar për trajtim të specializuar në Tiranë.
Ndërsa një tjetër po vijon të marrë trajtim në repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Vlorës. Dy persona të tjerë janë gjithashtu nisur drejt kryeqytetit.
Në gjendje më të rëndë shëndetësore paraqitet një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit. (A2 Televizion)