Policia e Shtetit është duke ushtruar kontrolle në disa qytete të ndryshme, si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, pas disa urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK. Sipas burimeve të A2 mësohet se bëhet fjalë për të paktën 7 masa sigurie.
Sipas burimeve, masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale, shkruan A2.
Hetimet nisën pas të dhënave të përftuara nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SkyECC.
Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Bashkimit Europian.
(A2 Televizion)