Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, banorët janë evakuuar. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe kisha e Shën Dhimitrit duke u djegur plotësisht.
Në ndihmë të banorëve dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe dy helikopterë duke neutralizuar flakët, falë ndërhyrjes nga ajri.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. (A2 Televizion)