SPAK ka zhvilluar një operacion kundër disa personave të dyshuar si të pëfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.
Me kërkesë të SPAK, gjykata ka lëshuar 7 urdhër-arreste, shkruan A2.
Dy prej tyre janë për Plarent Dervishajn, akutalisht i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe për Erion Alibej, i penduar i drejtësisë në dosjen "Plumbi i artë".
Për llogari të operacionit janë ekzekutuar edhe 4 masa të tjera, ndërsa një person është shpallur në kërkim. (A2 Televizion)