Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 14:00, zjarri përfshiu një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq.
A2 CNN mëson se për shuarjen e flakëve janë aktivizuar 40 forca në terren, ndërsa drejt vatrës po shkojnë edhe forca mbështetëse nga shërbimet e Bashkisë Maliq.
Forcat zjarrfikëse, strukturat vendore dhe Policia e Shtetit janë në veprim për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Është urdhëruar angazhimi i të gjithë punonjësve të shërbimeve në territor. Po vijohet për rakordimin e të gjitha veprimeve në terren. (A2 Televizion)