Vlorë, arrestohet i riu për grabitje me forcë ndaj 3 shtetaseve kazake

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 09:10 | Kronikë

Vlorë, arrestohet i riu për grabitje me forcë ndaj 3 shtetaseve

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin me inicialet M. A., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për grabitje me forcë ndaj 3 shtetaseve kazake.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve operative, organizuan punën për kapjen e një 25-vjeçari të dyshuar për grabitje me forcë ndaj shtetasve të huaj. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u arrestua shtetasi M. A., banues në Vlorë.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se më 8 shkurt 2026, në zonën e Lungomares, u ka vjedhur me forcë dy shtetaseve nga Kazakistani një celular, një byzylyk floriri dhe 2700 euro. Ndërsa më 4 mars 2026, në lagjen “10 Korriku”, i ka marrë me dhunë një tjetër shtetaseje kazake një varëse floriri, një celular dhe 4000 dollarë.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos