
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, në Tiranë, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, brenda banesës së tij, në rrugën “Sotir Caci”.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)