
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj-Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi me iniciale N.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti është përplasur me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)