Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Nga Armand Bajrami
2 Shtator 2026, 14:20 | Kronikë

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e Erion Veliajt për kundërshtimin e pezullimit të afateve të paraburgimit.

Pas vendimit, avokati i Erion Veliajt bëri me dije se mbrojtja do ta ankimojë çështjen në një tjetër shkallë gjyqësore. “Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se “seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos