Aksident me 2 të plagosur në aksin rrugor Lushnje-Çermë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 16:56 | Kronikë

Aksident me 2 të plagosur në aksin rrugor Lushnje-Çermë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se automjeti tip fuoristradë me targa AA 961 LJ ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy bashkëshortë që udhëtonin me atë automjet, të cilët janë transportuar nga Ambulanca në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person.

Fatmirësisht, dy të lënduarit, bashkëshortë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos