Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar plagosjen e një prej pasagjerëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë çarja e njëres prej gomave të makinës gjatë lëvizjes. Në mjet udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)