Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 14:16 | Kronikë

Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në një automjet, është gjetur një armë zjarrit tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, shkruan A2 CNN.

Personi i arrestuar është një 28-vjeçar nga Prizreni, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Morinë, Kukës-Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.

Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S. 

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos