Nëna e 7 fëmijëve endet rrugëve pas ngjarjes së rëndë ku babai abuzoi me vajzën, gjyshi apelon për ndihmë: Fëmijët të pangrënë dhe pa strehë

Nga Çaku Tafa
7 Korrik 2025, 14:54 | Kronikë

Nëna e 7 fëmijëve endet rrugëve pas ngjarjes së

Xhemal Ruko, babai i Juela Metës, nënë e 7 fëmijëve, pas ngjarjes së rëndë të abuzimit të babait me vajzën e mitur 12-vjeçare në Sheqishte, teksa ende ndihet i shokuar, apelon për ndihmë jo vetëm nga institucionet përgjegjëse, por edhe nga biznese që kanë mundësi të ndihmojnë.

Fëmijët kanë mbetur jetim, thotë ai, pas arrestimit të babait të tyre, ndërsa thekson se shuma prej 200 mijë lekësh të reja nga bashkia dhe pagesa e qerasë për një banesë që ende nuk është gjetur, nuk është e mjaftueshme. Juela, nuk ka mundësi të punojë, thotë gjyshi i 7 fëmijëve, pasi më i vogli është vetëm 1 vjeç, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Ruko ka pohuar se me mbesën e abuzuar që tashmë ndodhet në një qendër rehabilituese në Tiranë, ende nuk kanë asnjë kontakt dhe nuk janë në dijeni të gjendjes së saj. Nuk isha në dijeni të situatës, thotë ai, në të kundërt do të sillesha ndryshe.

Teksa kanë kaluar ditë nga ngjarja e rëndë, Juela endet rrugëve të qytetit të Fierit me 6 fëmijët e pangrënë, ndërsa jashtë kamerave tregon se shërbimi social i bashkisë nuk i kontaktuar për të parë nga afër situatën e tyre. Kanë qenë gazetarët fierakë të parët që kanë reaguar duke i ndihmuar me pako ushqimore, ndërsa apelit për ndihmë i është bashkuar dhe një biznes i qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos