Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, një viktimë dhe dy të plagosur

Nga Çaku Tafa
16 Shtator 2025, 13:17 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, një viktimë dhe dy

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos