Vlorë, automjeti shkrumbohet nga flakët, plagoset edhe drejtuesi i tij

Nga Edi Ruçi
16 Shtator 2025, 12:30 | Kronikë

Vlorë, automjeti shkrumbohet nga flakët, plagoset edhe drejtuesi i tij

Një automjet është shkrumbuar totalisht nga flakët. Mjeti në fjalë po qarkullonte në aksin Kuç-Qeparo, në momentin që ka shpërthyer në flakë.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet që ka prodhuar më pas një shkëndijë elektrike, duke e djegur totalisht, shkruan A2.

Dëmet materiale tek mjeti në fjalë janë të mëdha, teksa, sipas raportimeve, edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime.

Drejtuesi është djegur në pjesën e dorës duke tentuar për të fikur mjetin, por e ka patur të pamundur.

Mjeti në fjalë është djegur plotësisht, pasi ka patur vonesa të ndërhyrjes së zjarrfikëses për shkak të largësisë nga vendi ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos