Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen dy makina, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 11:49 | Kronikë

Një aksident i rëndë me një vdekur dhe tre të plagosur ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Fushë-Krujë. Në aksident u përplasën dy automjete tip “Mercedes” në afërsi të Borizanës, në rrugën e vjetër Thumanë-Fushë-Krujë, raporton A2 CNN.

Mësohet se vikrimë mbeti 85-vjeçarja Bedrie Saja, e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga djali i saj, Idriz Saja 50 vjeç. Ky i fundit mbeti po ashtu i plagosur, si dhe pasagjerja tjetër që ndodhej në mjet me të, Lindita Saja.

Nga përplasja mbeti e plagosur edhe drejtuesja tjetër e mjetit, Malvina Kani 30 vjeçe. Pas aksidentit të rëndë, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e plota të përplasjes. Ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë në trup. Mësohet se të katër personat e përfshirë në aksident janë banorë të zonës së Fushë-Krujës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos