I dënuar për vrasje në Itali, kapet në Vlorë 45-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 11:07 | Kronikë

I dënuar për vrasje në Itali, kapet në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar të dënuar në Itali për vrasje. Renald Gjini u kap dje në lagjen “Rilindja”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

“I dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, lokalizohet dhe vihet ne pranga 45-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”. Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit: Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë”, njofton Policia.

Gjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos