Pas zgjatjes së hetimeve për dosjen "Buka" ku po hetohet Arben Ahmetaj, SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja. Përgjatë 3 muajve të fundit, prokurori Elvin Gokaj ka plotësuar detyrat hetimore që gjyqtari i Posaçëm i la më herët.
Në këto kushte, avokati mbrojtës i ish-numrit dy të qeverisë kërkoi kohë për t’u njohur me provat shtesë që SPAK dorëzoi. Pikërisht kjo arsye shërbeu si shkak për shtyrjen e seancës paraprake për më datë 17 korrik.
Arben Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre, shkruan A2 CNN.
Sipas organit të akuzës, kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të një furre buke, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh. Ahmetaj është duke u hetuar edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me inceneratorin. (A2 Televizion)