Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 09:13 | Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

Në orën 01:55 të mëngjesit, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", në afërsi të fshatit Qesarat, ka ndodhur një aksident i rëndë që ka çuar në humbjen e jetës së një 71-vjeçari.

Motomjeti, i drejtuar nga shtetasi Sh.S., banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta. Si pasojë e daljes nga rruga, 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos