Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën një 55-vjeçare

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 19:02 | Kronikë

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën një

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Misto Mames, ku një 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur 23-vjeçari me inicialet O. V., teksa drejtonte automjetin, ka aksidentuar këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos